13:58 / E Martë, 30 Prill 2024 / AR

Doli i gjallë sportisti serb, i cili u raportua se ishte vrarë, në Gjermani

Ditë më parë u raportua në mediat gjermane, por dhe ato vendore për një vrasje në Dusseldorf të Gjermanisë.

Mediat gjermane por edhe ato vendore, identifikuan sportistin e arteve marciale Aleksandar Stefanoviq si viktimën që u vra nga “Rrustë Llapi”.

Por sportisti doli i gjallë, me një intervistë ekskluzive në “Kosova Today” në Klan Kosova ka thënë se personaliteti i tij është ngatërruar.

“Siç e shihni, unë aktualisht gjendem në Gjermani, në Dusseldorf dhe si ka ndodhur që të përzihet emri im me viktimën, me siguri për faktin se unë kam pasur në atë rrugë një punëtori, një lokal”.

Dikush ka thënë se Aleksandari serb është vrarë. Me siguri dikush ka thënë se ky është “Aleksandari, luftëtari i artëve parciale” dhe atëherë me siguri e kanë marrë këtë lajm disa nga mediat që pastaj ka shkuar tutje. Dhe sigurisht kjo është pasojë e kësaj që është përzier emri im me të”, tha Stefanoviq.

Tutje, ai tha se “Rrustë Llapin” e ka njohur vetëm nga pamja, por jo edhe personalisht, teksa shtoi se përveç viktimës i cili mbeti i vrarë, ai tha se “kësaj radhe edhe unë kam qenë viktimë e madhe mediale”./Indeksonline/