09:37 / E Premte, 26 Prill 2024 / G T

Toni Kroos-i ushtron gjuajtjet e lira, i “çon” mesazh Bayernit

Skuadra e Real Madridit është duke u përgatitur për dy ndeshjet tejet të rëndësishme që i zhvillon brenda pesë ditëve.

Mesfushori gjerman, Toni Kroos, është parë në seancën e fundit stërvitore duke i përgatitur gjuajtjet e lira, shkruan Indeksonline

Ai tregohet shumë i saktë pas një tentimi dhe sigurisht që për skuadrat kundërshtare kjo paraqet rrezik.

Real Madridi sonte luan ndeshjen ndaj Real Sociedadit në La Liga, por katër ditë më vonë zhvillon ndeshjen më të rëndësishme gjatë këtij sezoni – gjysmëfinalen e parë ndaj Bayern Munich-ut në UEFA Champions League./Indeksonline/