09:39 / E Enjte, 25 Prill 2024 / S Z

Zbogar në OKB përmendi masakrat serbe dhe Fahrije Hotin, Vuçiqi fyu sllovenët

Një fjalim i përfaqësuesi i Sllovenisë në OKB Samuel Zbogar (ish- shef i zyrës së BE-’së në Kosovë) në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka bërë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq të shpërthejë me ofendime drejt Sllovenisë dhe popullit slloven.

Gjatë fjalimit të tij, Zbogar ka përmendur kohën kur ai ishte në Kosovë dhe i bëri vizitë në vendet ku u kryen masakrat më të mëdha në Kosovë.

Zbogar foli për masakrat e Mejës dhe Krushës së Madhe gjatë fjalimit të tij në KS të OKB-së dhe për një moment iu drejtua Fahrije Hotit të mbijetuarës së masakrës së Krushës duke thënë se e njohu sapo hyri në sallën e KS të OKB-së.