21:40 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

20 vjetori i ndërhyrjes, objekti i Qeverisë mbulohet me flamurin e NATO-së

Në Kosovë është shënuar 20 vjetori i ndërhyrjes humanitare të NATO-së, kundër spastrimit etnik të Serbisë.

Për nder të kësaj dite, objekti i Qeverisë është mbuluar me flamurin e NATO-s.

Në këtë përvjetor është kujtuar ndërhyrja e NATO-s  si një veprim i ligjshëm kundër krimeve të Serbisë që po i bënin në Kosovë drejt një populli të pafajshëm.

Me këtë rast, edhe Haradinaj i ka shkruar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoleberg, duke thënë se Kosova gjithmonë do të jetë mirënjohëse ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s./Indeksonline/