07:13 / E Hënë, 06 Dhjetor 2021 / MSH

322 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në vendin tonë janë 322 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në 24 orët e kaluara u shënuan 3 raste pozitive.

“Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.828”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Në anën tjetër, në Kosovë janë administruar 1.624.584 doza vaksinash.

Mbi 765 mijë qytetarë i kanë marrë të dy dozat.