07:15 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / MSH

335 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 335.

Vetëm dje, nga ky virus u infektuan 6 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, janë infektuar gjithsej 161 mijë e 81 qytetarë.

Ndërkaq, numri i të shëruarve deri më sot është 157 mijë e 763.