09:25 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

39 aksidente e 714 tiketa të shqiptuara për një ditë

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 39 aksidente.

Prej këtyre, 29 kanë qenë pa të lënduar, ndërsa 10 me të lënduar.

Sa i përket tiketave në trafik, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 714 tiketa për shkelje të rregullave në komunikacion.

Ndërsa, janë kryer 12 arrestime të personave të ndryshme, për vepra penale.

Foto ilustruese- Aksidenti në Penuh

Prej tyre, tetë janë dërguar në mbajtje.

Këto ditë kur moti ka qenë në temperatura minus dhe me reshje bore, aksidentet janë shtuar.

Derisa, Policia vazhdimisht po apelon për kujdes dhe respektim të rregullave të komunikacionit./Indeksonline/