15:28 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / indeksADMonline

4 viktima brenda 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Kosovë

Sipas raportit të fundit të IKSHPK-së, numri i të vdekurve në Kosovë nga COVID-19 ka shkuar në 196.

Brenda 24 orëve kështu janë shënuar edhe 4 viktima të tjera.

Derisa, numri i personave që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 është 194, e i atyre të shëruar në 138.

Kujtojmë që deri tani të konfirmuar me COVID-19 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës janë, 7846 persona./Indeksonline