18:19 / E Hënë, 01 Nëntor 2021 / LB

7 të vdekur nga Coronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se 7 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Nga 1930 testime të kryera, 197 persona janë konfirmuar si pozitiv me Covid-19.

Ndërkohë, 229 persona rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit.