23:02 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / AR

85 përqind e votave të numëruara – ky është numri i mandateve që kanë fituar VMRO, Fronti Evropian, VLEN

Janë numëruar më shumë se 85% e votave në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë së Veriut.

Në bazë të mandateve të fituara për Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, sipas rezultateve të deritashme VMRO do të ketë 59 deputetë.

Fronti Evropian do të ketë 19 mandate, ndërkaq VLEN 13 deputetë.

LSDM sipas rezultateve do të ketë 18 mandate.