11:12 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

89 personave iu ngritet aktakuzë nga Prokurori i Shtetit

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenëntë aktakuza, kundër tetëdhjetenëntë personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave të dyshuar.

Raporti për prokurorit themolore veç e veç:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për paraburgim për një (1) person dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.