10:39 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

89 vjeçari Bernie Ecclestone po bëhet baba, me gruan 48 vjet më të re se ai

Bossi i njohur i Formula 1, Bernie Ecclestone ka njoftuar se do të bëhet baba këtë vit.

Ecclestone, i cili do të jetë 90 vjeç në tetor 2020, është martuar që nga viti 2012 me brazilianen Fabiana Flori, e cila është vetëm 41 vjeçare.

Ecclestone ka tre fëmijë të tjerë: Deborah, 65 vjeç, (me gruan e tij të parë Ivy Bamford), Tamara, 35 vjeç dhe Petra, 31 vjeç (me gruan e tij të dytë Slavica Radic).

Poashtu, ai është gjysh i pesë nipërve e mbesave./Indeksonline/