16:36 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / OSH

AAK dorëzon ankesë në PZAP për mos-certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar ankesë në PZAP.

Ankesa e AAK-së ka të bëj me mos-certifikimin e listës së saj të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

AAK këtë ankesë e ka dorëzuar para rreth një ore në PZAP.

Përveç AAK-së, ankesë pritet të dërgojnë edhe Nisma Socialdemokrate dhe Vetëvendosje, listat e të cilave po ashtu nuk janë certifikuar dje nga KQZ.

Kjo për shkakun se të njëjtat në këto lista kanë kandidatë të cilët në tri vitet e fundit kanë pasur probleme me ligjin, dhe të njëjtit kanë refuzuar t’i zëvendësojnë.