12:40 / E Hënë, 20 Maj 2024 / mp

AAK-ja nuk e përkrah shpërndarjen e kuvendit

Shefi i grupit parlamentar nga AAK-ja, Besnik Tahiri, ka thënë se  subjekti i tij politikë nuk do të përkrah shpërndarjen e kuvendit.

“Të premten do të jetë një përballje midis Kurtit dhe opozitës, kjo qeveri ka dështuar në shumë aspekte, Kosova kurrë më keq nuk i ka pasur mardhëniet se sa sot”, tha Tahiri pas mbledhjes së kryesisë.