19:27 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

AAK-së i bashkohet njeriu që i qëndroi besnik LDK-së për afro 30 vite

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka bërë të ditur se në AAK do të aderojë një nga aktivistët më të  besueshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se Fazli Kastrati i cili për 29 vite i qëndroi besnik LDK-së në Malishevë bashkë me disa miq të tjerë shpejtë do të jenë pjesë e partisë së kryeministrit Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Daut Hardinaj tha se së shpejti do të bashkohen rrugët e tyre.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Një kafe me njërin ndër aktivistat më të dalluar të LDK-së në komunën e Malishevës e më gjerë.

Së shpejti do t’i bashkojmë rrugët tona .

Respekt për Fazli Kastratin dhe shokët e tij që vendosën të rrugëtojmë bashkë. Të mërkurën në ora 20:00 do ketë edhe informata tjera.

Fazliu së bashku me rrethin e tij për plot 29 vite i qëndroi besnik frymës Rugoviane.

Respekt e na priftë e mbara.

DH