21:12 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / SH F

AC Milan dështon përsëri, nuk arrin të marrë fitore ndaj Udinese

AC Milan ka dështuar përsëri të fitojë në një ndeshje të zhvilluar sonte në San Siro kundër Udinese. Rafael Leao (29) shënoi për AC Milanin kurse barazoi Udogie (67). Milan ka tri pikë më shumë se Interi që ka tri ndeshje më pak së Milan

 AC Milan ka dështuar që të fitojë në San Siro kundër Udineses pasi që ka barazuar me rezultat 1-1.

Pjesa e parë filloi më mirë për Milanin ku Rafael Leao shënoi gol në minutën e 29-të.

Me rezultat 1-0 përfundoi edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi shumë më mirë për Udinesën që rrezikuan që në minutën e 49-të.

Goli i barazimit për Udinesen erdhi në minutën e 66-të të ndeshjes me anë të Udogie.

Rafael Leao mori një pasim brenda zonës dhe fillimisht goditi topin që kaloi portierin por ishte një mbrojtës që ia mohoi atij golin e dytë.

Krejt në fund, Gerard Deulofeu i Udineses ishte afër për të shënuar golin e fitores por ishte Mike Maignan bëri një super pritje për t’ia mohuar golin atij.

Milan me këtë barazim mbetet në vendin e parë me 57 pikë kurse Inter është në vendin e dytë me 54 pikë. Interi ka dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe me një fitore sot do të barazohej me Milanin.