20:25 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Adea që u dënua me 2 vite burgim po merr pjesë sonte në tubimin e Vetëvendosjes, por a i lejohet? (Foto)

4 aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” janë dënuar me 20 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, lidhur me rastin e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës.

Adea Batusha, njëra prej aktivisteve e cila u dënua me 2 vite burgim, po merr pjesë sonte në tubimin e LVV-së në Prishtinë.

Mirëpo, a i lejohet asaj të jetë e pranishme në këso tubimesh të fushatave zgjedhore. Avokati Tomë Gashi ka sqaruar për “Indeksonline” rastin e Batuësh.

“Nuk i ndalohet kurrfarë aktiviteti politik. Ajo sot është shpallur fajtor prej dy vitesh. Mirëpo, meqenëse dënimi është më pak se vite ajo nuk është dërguar në paraburgim, nuk i është cakatuar e paraburgimit.  Kështu që deri në shpallje të aktgjykimit ajo është e lejuar të marrë pjesë në cfarëdo aktiviteti si cdo qytetare e lirë e Republikës”, ka thënë ai. /Indeksonline/