10:52 / E Diele, 24 Mars 2024 / LB

Agani: Shqetësuese largimi i profesionistëve shëndetësorë, brenda pak vitesh mund të përballemi me mungesë serioze

Ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se largimi i profesionisteve shëndetësor nga vendi është një dukur shumë brengosëse dhe shqetësuese, për të cilën tha se është shumë e mundur që brenda disa viteve vendi të përballet me mungesë serioze të profesionisteve shëndetësorë.

Ai ka thënë se mos zbatimi i reformës në sistemit shëndetësor, reformë kjo e cila kishte filluar se zbatuari në vitin 2015 e që ishte mbështetur nga Banka Botërore e nga Fondi Monetar Ndërkombëtarë, ka bërë që sistemi shëndetësor të jetë në gjendje të cilën është tani. Agani ka thënë se po të zbatohej ajo reformë, pas 10 vite Kosova do të krenohej me një sistem shëndetësor më bashkohore e të ndërlidhur me sistemet e sigurimeve shëndetësore të Evropës.

“Dukuri tejet brengosëse dhe shumë fatkeqe, posaçërisht për mua si ish-ministër i Shëndetësisë i cili në vitin 2010 e patë dizajnuar reformën e sistemit shëndetësor të vendit dhe mandej gjatë mandatit 2011-2014 e patëm shndërruar atë reformë në një kornizë legjislative të qëndrueshëm të mbështetur nga Banka Botërore, nga Fondi Monetar Ndërkombëtarë. Në vitin 2015 filluam me zbatuar atë reformë më ndarjen e kontributeve për të punësuarit në sistemin publik, kontributeve për fondin e sigurimeve shëndetësore dhe në kulmin e shpresave se kjo reformë do të vazhdoj erdh deri të ndërprerja e vrazhdë e asaj ndërhyrje politike të qartë dhe praktikisht reforma ngeci aty edhe ku u nis në vitin 2015”.

“Për mua kjo është një fatkeqësi e madhe që i ka godit shoqërinë kosovare qytetarët e vendit. Unë kam qenë thelle i bindur që 10 vite pas fillimit të reformës ne do të krenohemi në Kosovë me një sistem shëndetësor më bashkohor. Një sistem shëndetësor të ndërlidhur me sistemet e sigurimeve shëndetësore të Evropës duke pasur parasysh faktin se kemi një demografi specifike, kemi mbi 700 mijë bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë vendit, shumica prej tyre të siguruar në fonde shëndetësore jashtë vendit dhe ka qenë gjithmonë ideja që Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, pra ShSKUK-ja të kontraktohet nga këto fonde të sigurimeve shëndetësore të jashtme, në mënyrë që së paku për bashkatdhetarët tanë të ofroj shërbime në Kosovë për ta. Është dukuri shumë brengosëse dhe është prej humbjes së perspektives së këtyre profesionisteve të sistemit shëndetësor të vendit, humbjen e besimit të tyre në këtë sistem shëndetësor, si në aspektin e zhvillimit profesional ashtu edhe në aspektin material”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se edhe qeveria aktuale dhe MSH-ja ka vazhduar avazin e vjetër duke mos zbatuar këtë reformë e po ashtu nuk kanë zbatuar as ligjet për shëndetësi dhe ligji për sigurime shëndetësore, që sipas tij, këto dy ligje janë miratuar në vitin 2013-2014 të cilat edhe sot janë në fuqi.

Agani ka theksuar se në sistemi shëndetësor e kemi një situatën kundër ligjore, kjo pasi sipas tij, SHSKUK-ja është organizatë buxhetore dhe fondi i sigurimeve shëndetësore është organizatë buxhetore.
Ai ka theksuar se dy organizata buxhetore nuk mund të hyjnë në raporte kontraktuake mesë tyre dhe rrjedhimisht i tërë sistemi shëndetësor është i ngulfatur dhe gjendet në një gjendje të ngutisë dhe të konfuzionit.

“Po mendoj se edhe kjo qeveri edhe kjo Ministri e Shëndetësisë e vazhdoj avazin e ministrive të tjera. Pra nuk e vazhdoj reformën për tu hartuar reforma është dashur për tu zbatuar ligjet, e ligji për shëndetësi dhe ligji për sigurime shëndetësore që janë edhe so në fuqi, që janë miratuar në vitin 2013-2014. Që 10 vite ligjet nuk zbatohen pa as një konsekuencë, me mos zbatimin e ligjeve edhe është ndërpre reforma. Kjo qeveri atë që ka bërë pozitiv është se ka shtuar buxhetin për sektorin e shëndetësisë në mas financiare. Mirëpo nuk ka ndryshuar asgjë në raportin brenda sistemit shëndetësor. Konkretisht reforma ka qenë e bazuar në parmin e ndarjes së blerësit të shërbimeve që është dashur që të jetë fondi i sigurimeve shëndetësore dhe ofruesit të shërbimeve që është dashur të jetë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës. Sot e kemi situatën kundër ligjore, ku SHSKUK-ja është organizatë buxhetore dhe ku fondi i sigurimeve shëndetësore është organizatë buxhetore. Pra dy organizata buxhetore nuk mund të hyjnë në raporte kontraktuale mesë tyre. I tërë sistemi shëndetësor është i ngulfatur dhe gjendet në një gjendje të ngulisë dhe të konfuzionit”, ka thënë ai.

Ish-ministri ka theksuar se trendët e ikjes së profesionistëve shëndetëso janë dinamike, duke shtuar se disa lami specifike tani vetëm kanë mungesa. Ai tha se në ikje e tyre do të ketë ndikim edhe liberalizim i vizave.

“Trendët janë shumë dinamike dhe brengosëse, rreziku gjithmonë ekziston një masë e madhe e popullatës është duke dalë jashtë vendit. Por natyrisht vendi , qytetarët e vetë kanë nevojë për shërbime shëndetësore dhe me këtë trend është shumë e mundur që brenda disa viteve edhe mund të kemi një mungesë serioze të profesionisteve shëndetësorë ne vend, Kjo veç po shihet në disa lëmi specialistike, konkretisht në lëmi e anesteziologjisë. Liberalizimi i vizave i ka lehtësuar disa kontakte të profesionistëve shëndetësor me institucionet shëndetësor jashtë vendit dhe natyrisht se kjo do të stimuloj dukshëm në periudhën e ardhshme posaçërisht pas qershorit, do të e shpjegoj këtë fluks”, ka thënë ai.