19:58 / E Premte, 19 Nëntor 2021 / MSH

Aksident i rëndë mes tri veturash në magjistralen Prishtinë-Lipjan

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Lipjan, ku në përfshirjen e tri veturave në aksident janë lënduar tre persona, raporton Indeksonline.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 18:00.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Indeksonline ka konfirmuar se rasti është duket u hetuar.

“Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lenduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka pohuar ajo.