22:35 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

Aksident i rëndë në Lipjan, vetura godet këmbësorin, përfundon në QKUK

Një aksidenti i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Dobrajë e Madhe të qytetit Lipjan.

Vetura ka goditur një këmbësor dhe ai është dërguar në QKUK.  Në lidhje me këtë rast Indeksonline kontaktoi zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:30 në fshatin Dobrajë e Madhe- Lipjan,  ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të një veture dhe një këmbësori.”

“Për pasojë nga aksidenti lëndime të rënda ka marrë këmbësori i cili është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, u shprehë ai./Indeksonline/