16:15 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Aktori i njohur mbron Donald Trump për luftën ndaj COVID-19: Ai po bën një punë të mrekullueshme

 Dennis Quaid ka vlerësuar punën e Donald Trump në luftën kundër pandemisë vdekjeprurëse.

Aktori 66-vjeçar i tha Daily Beast , “Unë mendoj se Trump , pavarësisht se çfarë mendon dikush për të, po bën një punë të mirë për të gjithë popullin amerikan – atë që u nevojitet, dhe gjithashtu duke u munduar ta mbajmë ekonominë tonë së bashku dhe të jemi të përgatitur kur kjo të përfundojë”

“Unë e vlerësoj që Trump po jep çdo ditë informatat dhe në televizion duke dhënë informacionin, dhe unë mendoj se ata kanë njerëz të shkëlqyeshëm që i trajtojnë të gjitha këto”.

Kujtojmë që ndryshe nga aktori, emra të tjerë të njohur më Amerikë kanë dërguar kritika ndaj Trump./Indeksonline/