12:04 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Aktorja e njohur, kapet “mat” me të dashuren e re

Amber Heard u fotografua duke u puthur me të dashurën e saj të re, një kinematografe nga Los Anxhelosi, e quajtur Bianca Butti, e cili u diagnostikua me kancer të gjirit për herë të dytë vitin e kaluar.

Dyshja u pa duke u puthur, ndërsa po largohej nga një hotel në Kaliforninë Jugore, transmeton Indeksonline.

Amber, 33 vjeçe, ka qenë shumë e hapur për biseksualitetin e saj, si privatisht për familjen dhe miqtë e saj dhe publikisht në media. 

Ylli i filmit “Aquaman”, më parë ishte në një lidhje katërvjeçare me Tasya van Ree, dhe më vonë e martuar me aktorin, Johnny Depp.

Amberi, pas përfundimit të martesës së saj me Deppin, filloi romancën me sipërmarrësin e teknologjisë dhe CEO-in e Tesla, Elon Musk. Ata ishin së bashku për disa muaj para se të ndaheshin në fillim të vitit 2018./Indeksonline/