14:12 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Alban Skenderaj mbeti pa fjalë nga atmosfera në koncertin recital në Tiranë

Mbrëmë në kryeqytetin shqiptarë është mbajtur koncerti recital i Alban Skenderaj ‘Nën Yjet e Tiranës’.

Kantautori i njohur performoj hitet e tij të shumta në vite para një numri të madh adhuruesish të cilët e lanë pa tekst këngëtarin nga mirëpritja e tyre.

Përmes një statusi në Instagram, Albani ka publikuar disa fotografi nga nata e mbrëmshme ku u shpreh falënderues ndaj të gjithë atyre që morën pjesë duke i ftuar të jetë prezent edhe sonte (e shtunë) në natën e dytë.

“S’kam fjale për mbrëmë! Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit! Shihemi sonte ne natën e dyte! #nenyjetetiranes”, ka shkruar Albani sipër fotove./Indeksonline/