10:35 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Ambasada amerikane dhuron llaptopë për prokurorët që t’i ndihmojnë viktimat e dhunës në familje

Ambasada Amerikane në Kosovë i ka dhuruar llaptopë dhe pajisje të tjera prokurorëve të Këshillit Prokurorial, avokatëve të viktimave dhe strehimoreve të dhunës në familje me qëllim të inicimit më të shpejt të akuza ndaj abuzuesve e për t’i ndihmuar viktimat e dhunës në familje. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Prokurorët dhe mbrojtësit e viktimave do të përdorin laptopët për t’u përgjigjur sa më shpejt incidenteve, të cilat shpesh ndodhin jashtë orarit të zakonshëm të punës. Kjo do t’u mundësojë prokurorëve të iniciojnë akuza kundër abuzuesve menjëherë. Strehimoret e dhunës në familje do të përdorin pajisjet për t’iu përgjigjur nevojave të viktimave të cilave u ofrojnë strehim, në veçanti për t’i mundësuar fëmijëve viktima të vijojnë mësimin në distancë (online)”, thuhet në njoftim, përcjell FaktePlus.

“Rritja e theksuar e rasteve të dhunës në familje gjatë COVID-19 është alarmante. Nëse ju ose dikush që njihni vuan nga abuzimi në familje, kërkoni ndihmë duke telefonuar Linjën e Shërbimit falas në 0800 011 112 ose Policinë në 192 ose 0800 19 999”, theksohet tutje.