Ambasadori Hovenier viziton Shtërpcen: Një komunitet që pasqyron diversitetin multietnik të Kosovës
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot ka vizituar Komunën e Shtërpces, ku është takuar me kryetarin e saj, Dalibor Jevtiq.
Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, këtë vizitë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Tvitter”, me ç’rast shprehu kënaqësinë e tij lidhur me harmoninë ndëretnike atje.
“Vizitë e mrekullueshme në Shtërpcen e bukur sot, një komunitet që pasqyron diversitetin multietnik të Kosovës. I nderuar të takohem me kryetarin Jevtiq dhe të dëgjoj shqetësimet e tij, si dhe të shoh punët në sipërmarrjen kosovare “Sharr Berry”, ka shkruar ambasadori Hovenier.