21:32 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Ambasadorja Çitaku ka një apel për kosovarët që kanë mbetur në Amerikë, por dëshirojnë të kthehen

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka apeluar tek qytetarët kosovarë që po qëndrojnë në Amerikë që nëse kanë ndonjë urgjencë t’i paraqesin kërkesat e tyre për kthim në emailin e ambasadës.

Çitaku tha se institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës janë duke bërë përpjekje dhe koordinim të vazhdueshëm që të mundësojnë kthimin e tyre të sigurt në Atdhe, transmeton Indeksonline.

Ambasadorja tha se duke e ditur situatën, luten të gjithë që të kenë durim dhe kujdes.

Postimi i plotë:

I lusim të gjithë qytetarët e Kosovës që janë në SHBA dhe të cilët të kanë emergjencë të vazhdojnë t’i paraqesin kërkesat e tyre për kthim në email të Ambasades (ata të cilët nuk e kanë bërë deri tani), duke bashkangjitur kopjen e pasaportës dhe të vizës.

Institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po bëjnë përpjekje dhe koordinim të vazhdueshëm për të mundësuar kthimim e sigurt në atdhe.

Ju jeni në dijeni se të gjithë të kthyerit duhet të vendosen në karantinë të obliguar 14 ditore dhe hapësirat janë të kufizuara, andaj duhet pritur deri sa të sigurohen vende për të gjithë të kthyerit.

Pritja në aeroprot dhe ne pikat tjera kufitare do të realizohet nga policia dhe FSK, me ç’rast të kthyerit do të sistemohen në karantinë.

Në konviktet e Univeristetit të Prishtinës brenda 5-6 ditëve përfundon periudha e inkubacionit të virusit që nënkupton se grupi i parë i riatdhesuar do të del shpejtë nga karantina.

Së shpejti do të pregatiten vende të reja për të vendosur qytetarët tjerë që mbërrijnë në Kosovë nga vende të ndryshme.

Duke pasur parasysh krizën që e ka kapluar gjithë botën, rrjedhimisht edhe Kosovën, si dhe vështirësitë me të cilat mund të ballafaqoheni edhe ju me rastin e kthimit, ju inkurajojmë fuqishëm që nëse nuk keni raste emergjente të qëndroni edhe për një kohë në vendet në të cilën gjindeni.

Duke qenë të vetëdijshëm për situatën tuaj, ju lusim për durim.

Në ndërkohë, kujdesuni për shëndetin tuaj dhe familjes suaj dhe #rriniN’sh.