22:41 / E Premte, 17 Maj 2024 / Gj. Sh

Amir Rrahmani shënon gol në barazimin e Napolit ndaj Fiorentinës

Ka përfunduar pa fitues ndeshja mes Fiorentinës dhe Napolit, e vlefshme për javën e 37-të të Serie A.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Artemio Franchi”, ishte i barabartë 2-2, shkruan IndeksOnline.

Golin e parë të ndeshjes e ka shënuar kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, duke e kaluar Napolin në epërsi qysh në minutën e tetë.

Ky ishte goli i tretë sezonal për mbrojtësin 30 vjeçar.

Fiorentina në vazhdim shënoi dy gola të shpejtë duke e përmbysur rezultatin qysh në pjesën e parë.

Cristiano Biraghi barazoi shifrat në minutën e 40-të, derisa dy minuta më vonë shënoi edhe M’Bala Nzola.

Golin e barazimit për Napolin e realizoi Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 57-ë, gol ky që vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Ky barazim nuk i konvenon skuadrës së Napolit, pasi me shumë gjasë nuk do të merr pjesë në garat evropiane sezonin e ardhshëm, pasi renditet në vendin e nentë me 52 pikë.

Fiorentina ndodhet një vend më lartë në tabelë me 54 pikë dhe do të marr pjesë në kualifikimet për Conference League./IndeksOnline/