13:42 / E Premte, 19 Janar 2024 / L K

Analiza për VIZAT: ‘Plagët’ e para të Liberalizimit

Por, janari i vitit 2024, i gjeti ambasadat të zbrazëta, meqë qytetarët tashmë ua kanë kthyer shpinën atyre.

Ata tashmë ia kanë mësyrë aeroportit ose stacionit të autobusëve, ku destinacioni është Evropa.

Liberalizimi i vizave iu mundëson qytetarëve të Kosovës,  të qëndrojnë deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh,  në cilindo shtet anëtar të zonës Schengen.

Por, cili do të jetë impakti ekonomik e social i liberalizimit të vizave?

Edhe pse një lajm i mirë, liberalizimi i vizave ka ngritur alarmin për ikjen e fuqisë punëtore nga vendi.  

Kushtet e punës (pagat e ulëta, mungesa e sigurisë fizike në punë, mungesa e kontratave të rregullta), kushtet për zhvillim në karrierë, mungesa e sigurimit shëndetësor e niveli i ulët i zhvillimit arsimor janë vetëm disa nga faktorët shtytës të cilët nxisin qytetarët ta mendojnë jetën e tyre jashtë Kosovës.

Liberalizimi i vizave nuk mundëson që qytetarët të punojnë në Evropë, por do të mund të shfrytëzohet  që ata të gjejnë një vend pune e pastaj përmes migrimit të rregullt, edhe ta lëshojnë vendin për mundësi më të mira.

Sektorët të cilët pritet të goditen nga liberalizimi janë kryesisht sektori i ndërtimtarisë, shëndetësisë, gastronomisë etj.

Se këta sektorë do të përballen me mungesë stafi e punëtorë nuk është vetëm shqetësim e parashikim, tashmë shumë prej tyre i kanë marrë indikacionet e para për këtë fenomen.

Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve ka treguar se me heqjen e vizave, 4 mjekë  shprehën interesim të dalin jashtë vendit, 2 prej tyre vetëm se kanë lëvizur në ditën e dytë të janarit.

DEK – Pleurat Sejdiu

Sipas Sejdiut, liberalizimi ua lehtëson mjekëve gjetjen e një vendi të punës jashtë  Kosovës, derisa alarmon se 100 mjekë në vit po ikin nga vendi.

Ata që pritet të ikin jashtë vendit janë, sipas tij, mjekë të ri e të papunë, e që janë 500 të tillë, që në një të ardhme të afërt do të ndihet mungesa e tyre.

DEK – Pleurat Sejdiu

Shqetësimin e njëjtë e ndan edhe Veton Zuka nga shoqata e gastronomëve i cili tregon se këtë sektor po e pret një sfidë e madhe, sidomos në gjashtë mujorshin e parë.

DEK – Veton Zuka

A do të detyrohet gastronomia ta  ndërrojë  konceptin e shërbimeve ?

DEK – Veton Zuka

Ndikimi i liberalizimit të vizave tashmë veç se po vërehet tek mësimdhënësit të cilët filluan të marrin pushim pa pagesë për të gjetur punë më të mirë në Evropë. 

Kjo sipas nënkryetares së SBASHK-ut, Vjollca Shala është shqetësuese dhe dëmton sistemin e arsimit në Kosovë. 

DEK – Vjollca Shala

Në mungesë të pagës së dinjitetshme dhe kushteve të punës, e ardhmja sipas Shalës rrezikon që shkollat në Kosovë të mbesin pa mësimdhënës.

DEK – Vjollca Shala

“Po vajtohet për ata që po ikin, por s’po bëhet asgjë për ata që jetojnë në Kosovë”, thotë eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu teksa shton se shoqëria është shndërruar në vëzhgues të migrimit.

Dek – Safet Gërxhaliu

Si do të ndikohet ekonomia në Kosovë nga liberalizimi i vizave dhe cili sektor do të jetë ai që do të dëmtohet më shumë?

Dek – Safet Gërxhali

Por, ndryshe mendon Nora Hasani, drejtoreshë ekzekutive në Odën ekonomike gjermano – kosovare, sipas së cilës, liberalizimi i vizave është katalizator për zhvillim ekonomik, ndikon pozitivisht  dhe intensifikon marrëdhëniet me partnerët ekonomik në Gjermani. 

Dek – Nora Hasani

Ajo thotë se liberalizimi nuk nënkupton punë për të rinjtë kosovarë, por që sipas saj, mund të hapë dritare të komunikimit me punëdhënës në Evropë.

Dek – Nora Hasani

Sipas hulumtuesit Visar Berisha, ka një dallim që duhet kuptuar mes liberalizimit të vizave dhe migrimit të rregullt, derisa flet për ndikimin që do ta ketë ky proces në tregun e punës.

Dek – Visar Berisha

Migrimi është një dukuri që ka qenë e pranishme ndër vite në Kosovë. Por cilat ishin shkaqet që shtynë njerëzit të migronin?

Dek – Visar Berisha

Krejt pozitiv, liberalizimin e vizave e sheh biznesmeni dhe filantropi Remzi Ejupi, i cili njëherit është edhe konsull nderi i Maltës në Kosovë.

Ejupi thekson se ky proces do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e Kosovës.

Dek – Remzi Ejupi

Si një të drejtë të kahmotshme e tashmë të fituar, e konsideron liberalizimin e vizave deputeti Driton Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje. Hyseni thekson se qytetarët duhet ta kenë të qartë që liberalizimi i ka kufizimet e veta.

Dek – Driton Hyseni

Hyseni thotë se secili që është i veshur nën petkun politik,  e ka për obligim që të punojë e t’ua mundësojë qytetarëve planifikimin e jetës në Kosovë.

Dek – Driton Hyseni

 Ndërkaq, deputetja e LDK-së – Rrezarta Krasniqi fajin për ikjen e qytetarëve ia lë Qeverisë. Krasniqi thotë se në një vend ku  çmimet janë të  larta e pagat e ulëta, qytetarët do të ikin.

Dek – Rrezarta Krasniqi

Sipas Krasniqit, kjo Qeveri nuk ka ndërmarrë veprime konkrete që do ta përmirësonin jetën e qytetarëve.

Dek – Rrezarta Krasniqi

Deklaratat e krerëve të shtetit se në Kosovë mund të ndodhë sërish luftë, se Kosova është një shtet i përkohshëm,  janë cilësuar si motiv për ikje.

Dek – Safet

Dek – Rrezarta

Të kundërtën e mendon deputeti  i LVV-së, Driton Hyseni i cili thotë se pikërisht këto deklarata shtojnë vëmendjen dhe vigjilencën e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj Kosovës, derisa bën thirrje për besim në mekanizmat e sigurisë.

Dek – Dritoni

Liberalizimi i vizave – Një proces i pritur dhe proklamuar për më shumë se një dekadë, por si çdo pritje e madhe sjellë me vetë edhe dilema,  ajo që u kërkua për një kohë të gjatë, vjen bashkë me sfidat e saj.

Por positive u pa që frika e madhe se pas liberalizimit kosovarët do ta lëshojnë masovikisht vendin, nuk ndodhi – edhe pse kjo nuk përjashton mundësinë që një gjë e tillë të mos ndodhë në të ardhmen.

Dek – Visar Berisha

Liberalizimi i vizave përveç frikës për ikjen e të rinjve, ka nxjerr në pah një element që më në fund do të merr trajtim nga institucionet publike e private, respekti ndaj punëtorit dhe përpjekjet për përmirësimin e kushteve të punës.

Sidoqoftë, heqja e regjimit të vizave e ka futur Kosovën dhe shoqërinë në një fazë të re me një kërkesë të vetme, punën për një jetesë më të mirë, qoftë brenda apo edhe jashtë vendit.

Reportazh nga Politiko.