19:33 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Andrra shumë fetare, ja çfarë nuk e ka lejuar Sinanin të bëjë para martesës (Foto)

Këngëtari i famshëm shqiptar Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani kanë qenë të ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina” në Klan.

Ata aty përveç projekteve të reja,  folën edhe për jetën e tyre private dhe historinë e dashurisë që u kurorëzua me martesë para tre viteve.

Por këngëtari ka rrëfyer se ata nuk janë martuar realisht në dasmë pasi martesa e vërtetë është bërë goxha më parë, në një xhami ashtu siç e do tradita myslimane

“Edhe unë edhe Andrra vijmë nga familje myslimane dhe veçanërisht ajo e Andrrës ka shumë tradita. Ndonëse marrëdhënia jonë ishte gati zyrtare pasi kishim disa kohë së bashku, Andrra nuk mund të vinte në shtëpinë time në Tiranë pa u martuar në xhami. Kur ma tha këtë, unë u habita sepse ajo ishte vajzë e re dhe më çuditi me këto tradita, por në fund kështu e bëmë!”, tha Sinani në studion e emisionit./Indeksonline/