09:07 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

Antetokounmpo i pandalshëm, Bucks shkatërrojnë Toronton në ndeshjen e dytë finale

Milwaukee Bucks kanë arritur ta qojnë serinë e finaleve 2:0 në Konferencën e Lindjes.

Ata mposhtën ekipin kanadez, Toronto Raptors me rezultat 125-103.

Lojtari më i mirë tek ekipi i Bucks ishte greku, Giannis Antetokounmpo me 31 pikë, 17 kërcime dhe 5 asistime, transmeton Indeksonline.

Ndeshje të mirë pati edhe, Ilyasova me 17 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime.

Ndërsa tek Toronto më i miri ishte Leonard me 31 pikë, 2 asistime dhe 8 kërcime. 

Ndeshja e radhës do të luhet në Kanadë./Indeksonline/