08:08 / E Martë, 30 Maj 2023 / AR

Anulohen për sot aktivitetet e “Defender Europe ‘23” për shkak të tensioneve në veri

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të situatës në veri të vendit, janë anuluar aktivitetet e parapara për ditën e sotme në kuadër të ushtrimit “Defender Europe 23”.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se vetëm sot do të anulohen aktivitetet.

“Ju njoftojmë se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohet.” – thuhet në njoftim.

Në këtë ushtrim, Kosova merr pjesë me 1 mijë e 400 trupa të FSK-së, si dhe është nikoqir në mesin e 25 shteteve pjesëmarrëse.

Ndërkohë, situata në veri të vendit ka eskaluar për shkak të kundërshtimit të kryetarëve të rinj shqiptarë nga serbët lokalë.

Të hënën pati edhe ushtarë të KFOR-it të lënduar për shkak të dhunë nga protestuesit.