11:56 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Arrestimi i Loredanas, reagon menaxheri i ‘On Records’: Ju thojsha që këta njerëz ta bojnë hor një komb

Pas arrestimit të Loredana Zefit  dhe vëllait të saj, Beratit nën dyshimin për mashtrim ndaj një çifti zviceran në të 50-tat ka reaguar edhe ish-menaxheri i Mozzik, Meti Elshani.

Elshani që është edhe menaxher i kompanisë “On Records”, ka bërë një postim në Instastory, duke thumbuar çiftin Mozzik-Loredana, transmeton Indeksonline.

 “Jo thojsha nuk besojshit qe kta njerz marre jan Hor ta bojn ni komb”, ka shkruar Meti në Instagram.

Elshani për një kohë të gjatë ka qenë menaxher i Mozzikut dhe Getinjos.