11:23 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Arrestohen dy persona lidhur me aksidentin, ku vdiq një femër, në Skenderaj

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Skenderaj.

Policia ka njoftuar se në aksident janë të përfshira dy vetura dhe dy këmbësore femra kosovare. Si pasojë e aksidentit njëra nga këmbësoret ka ndërruar jetë, ndërsa këmbësorja tjetër është dërguar për trajtim mjekësor.

Skenderaj 12.10.2020 – 14:20. Ka ndodhur aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura dhe dy këmbësore femra kosovare. Si pasojë e aksidentit njëra nga këmbësoret ka ndërruar jetë, ndërsa këmbësorja tjetër është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dy shoferët meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në IML për obduksion.”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/