09:01 / E Premte, 26 Prill 2024 / L K

Arrestohet në Pejë një person, ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje.

I njëjti ishte më urdhër arrest ndërkombëtar.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari, policia ka konfiskuar një pistoletë dhe fishekë.

“Në bazë  të urdhër arrestit ndërkombëtar, është arrestuar  i dyshuari mashkull kosovar, dhe gjatë kontrollit  në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me njëzet e shtatë fishekë (27). Me vendim të prokurorit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor për 48-orë”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell IndeksOnline.