14:20 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një i dyshuar nga Vetëvendosje, fotografoi votën në Neredime të Poshtme

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Neredime të Poshtme të komunës së Ferizajt.

Sipas burimeve të Indeksonline arrestimi i Z.K është bërë për arsye se i njëjti kishte fotografuar votën e dhënë për Lëvizjen Vetëvendosje.

I dyshuari është arrestuar që në momentin e kryerjes së veprës./Indeksonline/