19:09 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet shkupjani, theu 17 makina për 6 muaj

Një 47 vjeçar nga Shkupi është arrestuar nga policia, pasi brenda 6 muajve nga prilli deri në tetor të këtij viti dyshohet se ka grabitur të paktën 17 automjete me thyerje.

Ai do të akuzohet për të paktën 17 vepra penale  “vjedhje të rënda” dhe “vjedhje”.

I dyshuari i kryente vjedhjet në bashkëpunim me dy persona të tjerë.

Ai grabiste kryesisht në hapësirat për parking në Ohër, lagje dhe plazh, me mjete të forta i ka thyer xhamet e makinave dhe ka marrë mjete të vlefshme, dokumente personale dhe para.

Prokuroria thotë se të dyshuarit kanë arritur të përvetësojnë nga vjedhjet një shumë prej 510 mijë denarë.