20:32 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / S Z

Arrestohet i dyshuari që goditi qëllimshëm për vdekje me veturë një person në Pejë

Është arrestuar personi i dyshuar, i cili pasditën e sotme ka goditur për vdekje një këmbësor në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë për “Indeksonline”, se me urdhër te prokurorit te shtetit është ndaluar për 48 orë për vepren penale vrasje e rënde me qellime hakemarjeje.

“Eshte arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar 48 orë për veprën penale vrasje e rëndë me qellime hakemarrjeje”, ka thënë Nikçi.