19:36 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arteta i’a zuri vendin, Ljungberg tregon se a do të qëndrojë në Arsenal

Mikel Arteta është bërë trajneri më i ri i Arsenalit, dhe kështu ai edhe është duke e kompletuar stafin e tij.

Por trajneri i deri tanishëm i Arsenalit që ishte vetëm zëvendësim i Emery, Ljungberg do të vazhdoj të qëndrojë në skuadrën londineze.

Arteta foli për vendimin e tij duke thënë “Ne biseduam dhe morëm një vendim se gjëja më e mirë ishte që ai të qëndronte me ne. Unë mendoj se ai mund të jetë shumë i disponueshëm”.

Ljungberg e drejtoi Arsenalin në gjashtë ndeshje por ku arriti vetëm një fitore./Indeksonline/.