09:19 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Artisti gjakovar synon rekord të ri në librin Guinnes, krijon mozaik prej grurit

Alkent Pozhegu është artisti kosovar nga Gjakova, i cili është në përpjekje e sipër për të vendosur një rekord të ri botëror në librin Guinnes.

Alkenti ka krijuar mozaikun më të madh prej grurit duke përdorur një imazh të presidentit amerikan, Donald Trump.

E sigurisht se ky krijim fantastik nuk ka ikur nga vëmendja e mediave të huaja. Krijimi që ka realizuar artisti nga Gjakova ka një dimenzion prej 560m2.

Mozaiku në fjalë është vendosur në qytetin e Gjakovës, e që për të kanë shkruar së fundi TheGuardian e shumë media të tjera./Indeksonline/