17:40 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Artjola Toska: Nuk mund ta përballoj më, u bënë shumë kohë pa bashkëshortin

Kjo periudhë pandemie globale ka gjetur shumë nga çiftet larg njëri-tjetrit.

Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren Artjola Toska e cila si rrallëherë ka folur për jetën e saj private.

Këngëtarja ka treguar se këtë periudhë ka qenë larg bashkëshortit pasi ai ndodhet në Itali.

“Nuk mund ta përballoj më tepër sepse u bënë shumë kohë pa bashkëshortin. Është e tepërt kaq. Mezi po pres që të iki. Më ka marrë malli shumë, sigurisht normal. Më miqtë e mi të ngushtë më tepër takohemi nëpër aeroporte, nëpër koncerte. Njëjtë si më përpara me miqtë sepse unë jam e angazhuar vetëm fundjavave ndërsa gjatë javës nuk dal shumë nga shtëpia. Më shumë pi ndonjë kafe me bashkëshortin, me ndonjë mikeshë, drekë me ta. Jam më tepër natyre familjare”, tha Artjola.