19:44 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Ashton Kutcher paraqitet në gjykatë, dëshmon për vrasjen e ish të dashurës

Aktori i njohur, Ashton Kutcher u paraqit në gjykatën e Los Angjelosit për të dëshmuar për vrasjen e ish të dashurës, Ashley Ellerin në vitin 2001.

Kutcher dëshmoj të mërkurën kundër vrasësit serial, Michael Gargiulo i cili është i dyshuar edhe për vrasjen edhe të dy grave tjera, shkruan Indeksonline.

Aktori 41 vjeçar dëshmoj për njohjen me 22 vjeçaren para se ajo të ndërronte jetë, ai deklaroj se me Ashleyn u njoftua dy muaj para vrasjes dhe se ishin së bashku në një ndejë para krimit, Kutcher shpjegoi se kishte planifikuar të takohej me Ashleyn, por shkoj të festoj me miqtë në një bar pas ceremonisë së Grammy Awards.

Pas disa telefonatave ajo nuk i ishte përgjigjur. Pastaj Kucher shkoi në shtëpinë e saj dhe trokiti në derë, ajo nuk e kishte hapur derën.

Aktori shikoi nga dritarja dhe pa një rrëmujë në shtëpi. Ai pa disa njolla të kuqe në dysheme, por mendonte se ishin të verës. Aktori më pas ishte larguar nga aty.

Të nesërmen Ellerin u gjet e vdekur nga një cimere. Ajo u gjet pothuajse pa kokë duke u goditur 47 herë nga vrasësi i cili banonte në lagjen e saj.

Michael Gargiulo u shpall i pafajshëm për dy akuza për vrasje dhe një vrasje në tentativë për sulme në mes të viteve 2001 dhe 2008. Ai është akuzuar poashtu për vrasjen e një gruaje 18 vjeçare në Ilinois/Indeksonline/