20:48 / E Diele, 16 Prill 2023 / C E

Atletico Madridi regjistron fitoren e gjashtë radhazi, i afrohet Realit

Atletico Madrid fitoi minimalisht 2-1 ndaj Almerias, në një takim që e dominoi të gjithën.

Griezmann zhbllokoi sfidën në minutën e 5’ pas asistit të Correa, duke u dhënë avantazhin vendasve.

Megjithatë pas autogolit të Gimenez, Almeria mori barazimin në minutën e 37’.

Griezmann nuk u mjaftua me aq, në minutën e 44’ francezi realizoi golin e dytë personal dhe për Atleticon, duke vulosur rezultatin e kësaj sfide.

Në fraksionin e dytë të dyja skuadrat tentuan të gjenin golin në portat respektive, por nuk ia dolën.

Pas javës së 29-të të La Liga, Atletico Madrid qëndron në vend të tretë me 60 pikë, teksa Almeria renditet në vend të 17-të me 30 pikë.