08:29 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / mp

Automjetet e kërkuara nga Interpoli, gjenden në një autosallon, në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një automjet në kërkim nga Interpoli është lokalizuar në një autosallon, në Ferizaj.

“Njësia përkatëse policore ka arritur të lokalizojë dhe të sekuestrojë katër automjete me targa franceze, të cilat ishin në një auto-sallon. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në rportin e policisë.