11:51 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Babai që luftoi me krokodilin për të shpëtuar djalin e tij që po lahej në lum

Një baba nga Filipina shpëtoi djalin e tij nga krokodili duke kafshuar grabitqarin e rrezikshëm në këmbë derisa ai e liroi djalin e tij.

Dioego Abulhasan, 12 vjeç, ishte duke notuar me vëllain e tij më të vogël në lumë pranë shtëpisë së familjes së tij në qytetin Balbac, në rajonin e Palavanës në Filipine, kur një krokodil e sulmoi atë dhe e tërhoqi atë nën ujë.

babai i tyre Tejada Abulhasan dëgjoi thirrjet për ndihmë, dhe vrapoi drejt lumit nga shtëpia duke u zhytur në të, duke marrë me vete një dërrasë druri.

Abulhasan filloi të godiste kafshën vrasëse me dërrasë edhe pse vazhdimisht po e humbte pamjen, por kjo nuk e ndaloi atë të linte djalin e tij në gojën e krokodilit.

Në një moment dëshpërimi se nuk po mund ta shpëtonte djalin, ai u hodh mbi këmbën e krokodilit dhe e kafshoi atë, duke e mos e lëshuar fare.

Kjo bëri që krokodili të lëshoi djalin e tij.

Babai dërgoi menjëherë djalin e tij në spital duke njoftuar edhe policinë.

Diego kaloi dy net në spital para se të lirohej. Ai kishte pësuar disa plagë, por jo lëndime serioze.