11:34 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

Bajqinovci kujton Ditën e Infermierëve: Për 20 vjet rresht, infermierët janë diskriminuar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kujtuar 12 majin, Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve.

Ai përmes rrjetit social Facebook, ka shkruar se u jemi falendëerues inferimierëve, mamive të cilët me punën e tyre, ndihmojnë dhe shpëjtojnë jetëra pacientësh.

Ai ka deklaruar se në Kosovë aktualisht janë mbi 9 mijë infermierë që punojnë në sektorin public edhe pse janë shumë pak sipas parametrave.

“Aktualisht Kosova ka mbi 9 mijë infermierë të cilët, punojnë në sektorin publik edhe pse janë shumë pak sipas parametrave. 20 vite rresht infermierët janë diskriminuar duke filluar nga ndarja përgjegjësive, paga dhe në shkollimin superior dhe të mesëm”, ka shkruar tutje.

Bajqinovci ka theksuar se pavarësisht kësja, infermierët nuk u zbrapsen dhe vazhduan punën me vullnet e përkushtim ndaj pacientëve.

“Kjo po vërehet tani kur vetëm në Kosovë, kemi shumë infermierë dhe mami të infektuar me Covid-19 të gjatë shërbimit që ata u ofronin pacientëve, por kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme për infermierët. U jemi mirënjohës punës së palodhshme dhe mjaftë senzitive të infermierëve, mamive dhe gjithë stafit të mesëm”, thuhet në statusin e Bajqinovcit.