22:02 / E Enjte, 19 Janar 2023 / Gj. Sh

Barcelona kalon me lehtësi në çerekfinale të Kupës së Spanjës

Barcelona ka kaluar me lehtësi në çerekfinale të Kupës së Spanjës.

Blaugranët sonte kanë mposhtur në 1/8 e finales skuadrën amatore Ceuta, me rezultat të thellë 5-0, skruan IndeksOnline.

Serin e golave e hapi Raphina në minutën e 41-të, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Barcelona shënoi me Lewandowskin në minutën e 50-të.

Ansu fati shënoi golin e tretë në minutën e 70-të.

Shtatë minuta më vonë, Franc Kessie shënoi për 4-0.

Në minutën e 90-të, Lewandowski shënoi golin e dytë personal dhe rezultatin përfundimtar 5-0./IndeksOnline/