17:18 / E Enjte, 14 Janar 2021 / OSH

Batatina për dënimin e FFK-së ndaj Ejupit: Kur unë kam fol, tjerët kanë flejt e tash po i ngoj

Komisioni disiplinor i Federatës së Kosovë të Kosovës, e dënoi presidentin e Prishtinës Remzi Ejupi me një vit ndalesë në kryerjen e të gjitha detyrave zyrtare në raport me FFK-në.

Kjo për shkak të kritikave dhe akuzave që Ejupi kishte thënë për krerët e Federatës.

Për muaj të tërë, trajneri i Llapit Tahir Batatina ka qenë kritikuesi i më i madh i FFK-së.

Por tani ka vendosur që të koncentrohet në detyrat e tij të trajnerit.

Ai thotë se nuk i ka përcjellur zhvillimet e fundit në lidhje me dënimin e Remzi Ejupit.

“Vallahin hiç se kom përcjellë se me stërvitje jam duke u marrë. Unë prej kandit tim nuk e kom ndërmend me u marrë hiç me këto punë. Unë me komentu diçka meniher po thojnë trajneri po fol kështu… kështu. E kom bo ndërmend mos me u marrë hiç me këto. Kur kom fol unë tjerët kanë flejt tash unë po i ngoj. Kështu që, jo vetëm te ky por kam vendos mos me komentu për kërkon” deklaroi Batatina për Indeksonline.

/Indeksonline/