14:11 / E Premte, 19 Prill 2024 / G T

Bëhen matjet zyrtare, boksierët shqiptarë të gatshëm për spektakël në “Hazrolli Profi-Box Gala”

Kanë përfunduar të gjitha matjet zyrtare të boksierëve në organizimin madhor të “Hazrolli Profi-Box Gala” në Mynih të Gjermanisë.

Dy boksierë shqiptarë do të luftojnë nesër (e shtunë), Shefat Isufi dhe Jurgen Uldedaj, shkruan Indeksonline 

Shefat Isufi do të rrahet me kundërshtarin e tij nga Letonia, Ralfs Vilcans.

Peshat zyrtare të dy boksierëve të lartëcekur janë: Shefat Isufi  78.5kg dhe Ralfs Vilcans 79kg.

Boksieri tjetër shqiptar që do të rrahet nesër në Mynih të Gjermanisë është Jurgen Uldedaj, e që si kundërshtar do ta ketë, Damir Beljo me nacionalitet boshnjak. 

Peshat zyrtare të dy boksierëve të lartëcekur janë: Jurgen Uldedaj 90kg dhe Damir Beljo 90 kg

Burim Hazrolli, organizatori i këtij eventi të madh tha se nesër pritet të ketë një numër të madh tifozësh dhe të gjithë boksierët janë të gatshëm për “luftë”.

Në mbrëmjen e së shtunës do të zhvillohen tetë meçe gjithsej./Indeksonline/