21:30 / E Mërkurë, 01 Nëntor 2023 / AR

Bëhuni gati, Dua Lipa jep lajmin e shumëpritur për fansat

Dua Lipa po rikthehet!!

Pas disa paralajmërimeve që bëri në rrjetet sociale, 28 vjeçarja konfirmoi se kënga e saj e re e titulluar “Houdini” do të publikohet gjatë muajit nëntor, transmeton Indeksonline.

“Houdini 9 nëntor 23:00 GMT”, shkroi në Instagram, duke ia bashkangjitur një fotografi artistike.

Kujtojmë që albumi i saj i fundit ishte “Future Nostalgia”, i cili u publikua në vitin 2020 në mes të pandemisë./Indeksonline/