18:14 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / C E

Benxhi i Kosovës në superformë, gol dhe asist në fitoren e Zurichut

Zurich ka fituar 4-0 ndaj Lausanne në ndeshjen e xhiros së 10-të të Superligës zvicerane.

Benjamin Kololli bëri një superparaqitje në këtë sfidë, shkruan Indeksonline.

Futbollisti nga Lipjani shënoi golin e tretë dhe asistoi te i dyti.

Në këtë sfidë luajtën edhe Fidan Aliti që bëri paraqitje të mirë dhe Domgjoni që ishte edhe ralizator i golit të parë. /IndeksOnline/